“ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

(E përditësuar) Prokuroria Speciale Publike në konferencën e sotme për gazetarë ka zbuluar se kanë hapur lëndë me emrin “Arka” (Thesari) , ku dyshohet se 4 persona – zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë dëmtuar  buxhetin e shtetit të Maqedonisë për pasurim personal, raporton Portalb.mk.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se përmes keqpërdorimit të pozitave, funksionarët e kanë shfrytëzuar funksionin e tyre për pasurim personal dhe për përfitim të të mirave pronësore”, tha prokurorja e PSP-së Fatime Fetai.

Sipas PSP, ka dyshime se të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në periudhën prej  2010 deri më vitin 2015, duke dëmtuar buxhetin e Maqedonisë duke zhvatur 862.045 euro!

Furnizimi i pajisjes kinse për nevoja të MPB-së është kryer përmes firmës “Finzi Dooel- Shkup’, pronësi  e Kosta Kërpaç i cili u gjend i vrarë apo u vetëvra, shkaqet e vdekjes që ende nuk dihen.  Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi se në këtë lëndë, dhe në disa tjera ka ndihmuar Kërpaç.

“Në vend që pajisjet të blihen direkt nga Britania e Maqedonia, ku kanë qenë më të lira, personat e akuzuar këtë e kanë bërë përmes një kompanie tjetër “Finzi”, drejtues i së cilës një kohë ishte një familjar i të akuzuarit të tretë, e cila pajisjen e kishte blerë para se të shpallet tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pasi janë marrë vesh, dy të akuzuarit e parë kanë kërkuar nga dëshmitari i punësuar në MPB që të blejë pajisjen nga Britania e Madhe, e cila më pas i është stërshitur sektorit të brendshëm, ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë edhe me mirëmbajtjen e tyre me një çmim që po ashtu dëmonte buxhetin e shtetit”, ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.

“Pasi që personi juridik “Finzi” në Shkup ka kryer importin e pajisjes nga personi juridik nga Britania e Madhe dhe nga ana e këtij personi juridik me importin janë dorëzuar edhe faturat për pajisjen deri tek “Finzi” me shumë të përgjithshme prej 89 milion e 322.845 denarë, ose 1 milion e 452 mijë e 403 euro, pajisjen e njëjtë “Finzi” Shkup e ka ri-faturuar ndaj MPB-së me shumë të përgjithshme prej 124 milion e 293 mijë e 233 denarë me TVSH ose 2 milion e 21 mijë e 28 euro, dhe kështu ia ka rishitur pajisjen MPB-së”, deklaroi Fatime Fetai, Prokuroria Speciale.

Kontrata, sipas PSP-së, është shoqëruar edhe me dy anekse që janë realizuar me urdhër gojor të dyshuarit të parë dhe të dytë. Aneksi i dytë me “Finzin” është dakorduar kur drejtor i ndërmarrjes ka qenë Kosta Kërpaç. Ky plotësim i kontratës ka qenë prej 56 mijë euro, por MPB-ja ka vendosur që “Finzit” t’i paguaj pesëfish më shumë.

“Ekziston dyshim i bazuar se pajisja nga kontrata themelore dhe anekset ka qenë jofunksionale, për shkak të vjetërsisë harduere dhe softuere, dhe afat tërësisht të skaduar të licencave, por kjo nuk ka qenë pengesë me shkresë të kërkohet nga personi juridik “Finzi” të vazhdojë mirëmbajtjen e pajisjes së tillë. Ndryshe, nga dëshmitë rezulton se nga aspekti i kontabilitetit kjo pajisje në MPB është evidentuar me vlerë prej një denar, ndërsa kontrata për mirëmbajtje është përafërsisht 30 mijë euro në muaj”, u shpreh Fatime Fetai, Prokuroria Speciale.

PSP ka kërkuar nga Gjykata ngrirjen e përkohshme të pasurisë së të dyshuarve.

Nga PSP nuk janë dakorduar që së paku t’i publikojnë emrat e të dyshuarve për faktin se, siç tha zëdhënësja Lençe Ristovska, nga pozita që kanë në MPB dhe DSK inicialet mund shumë lehtë të zbulojnë edhe identitetin e të dyshuarve në rastin “Arka”. PSP nuk ka zbuluar as llojin e pajisjes që është blerë.

Pas publikimit të lëndës prokurorja Speciale Fatime Fetai tha të gjithë që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit do të ulen në bankën e të akuzuarve. / Portalb
………………………………………………………………………………………………………………..

Portalb.mk do të transmetojë drejtpërsëdrejti konferencën për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike.

PSP pritet të zbulojë detajet për rastin e ri të cilin kjo prokurori e heton. Rasti sipas prokurorisë e cila heton krimin dhe korrupsionin nga materialet e përgjuara, e mban emrin “Arka” dhe ka të bëjë me krim ekonomik dhe financiar.

Rasti i sotëm, i titulluar si “Thesari”, është i gjashti i ngritur nga Prokuroria Speciale që nga paraqitjen e aferës së përgjimeve në shkurt të vitit të kaluar. Deri më tani procedurat kanë nisur edhe për rastet “Titaniku”, “Tortura”, “Kalaja”, “Transportuesi” dhe “TNT”.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)
LEXO: Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
LEXO: Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)
LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)
LEXO: Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim
LEXO: Rasti “Titanik” 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button