fbpx

Brenda 3 viteve do të kërkohet certifikatë për efikasitet energjetik të banesave

Në një afat prej dy deri në tre vet asnjë banesë nuk mund të shitet ose të jepet me qira, nëse nuk ka certifikatë për efikasitet energjetik. Pas harmonizimit të rregullat ivës maqedonase për tregtim me patundshmëritë me atë të BE-së, patundshmëritë pa pasaportë energjetike nuk do të mund të konkurrojnë për shitje, transmeton “Dnevnik”.

Pronarët e ndërtesave të cilët nuk planifikojnë t’i shesin, nuk është e nevojshme që të kenë certifikatë, por atë patjetër ta bëjnë para se të marrin leje për ndërtim.

Ky detyrim, sipas gazetës “Dnevnik”, parashikohet të hyjë në fuqi deri në vitin 2016, ndërsa paraprakisht do të përgatitet tereni për ndryshimet në këtë rregullat ivë, duke bërë specializimin e njerëzve për të marrë funksionin e kontrollorëve energjetik.

Për ndërtesat të cilët shiten ose jepen me qira, është e nevojshme që të sigurohet certifikatë për karakteristikat energjetike, ndërsa pasaportat me karakteristikat energjetike do të vlejnë 10 vjet, sqarojnë nga Ministri e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button