Si në filma! Musk zbardh planin: Ja si do të udhëtojmë për të kolonizuar planetin Mars (VIDEO)

Që nga viti 2002 kur krijoi kompaninë SpaceX, biznesmeni dhe shkencëtari Elon Musk është fokusuar në hartimin dhe zhvillimin e mjeteve dhe pajisjeve për të kolonizuar planetin e kuq Marsin, njofton Portalb.mk.

Në një prezantim publik, tejet ambicioz dhe historik Musk tregoi planin specifik me video në të cilën shfaqen hapat konkrete si planifikojnë që nga viti 2018 të fillojnë me transportin e njerëzve që kanë dëshirë të shkojnë në Mars.
Ashtu si në filma, anijet kozmike dhe i tërë sistemi i udhëtimit dhe kolonizimit me emrin Interplanetary Transport System (ITS) do të dërgojë sisa herë minimum 100 njerëz së bashku me materiale të nevojshme për to. Anija kozmike do të përdorë disa burime energjie duke përfshirë edhe energjinë solare.

Planeti Mars sipas planit të Elon Musk, do të gjelbërohet dhe do të bëhet me tokë pjellore dhe do të duket përafërsisht si planeti Tokë ku do të jetojnë njerëzit, njofton Portalb.mk.

“Nuk dua të jetë vetëm ëndërr, ne mund ta bëjmë këtë! Do t’i bëjmë njerëzit specie multi-planetare” tha mes tjerash Musk.

Fillimisht udhëtimi do të jetë shumë i shtrenjtë andaj Musk ka kërkuar publikisht fonde për ta financuar këtë mision historik. / Portalb.mk.

Musk është krijues i veturave me energji elektrike Tesla, si dhe i PayPal. Është një nga personat më të pasur në botë.

Ndryshe, më herët sot senatorët republikanë dhe demokratë kanë votuar projektligjin që do t’i jap NASA-s një shumë totale prej 19.5 miliardë dollarësh, me qëllimin e vetëm: realizimin e projektit për dërgimin e njerëzve në sipërfaqen e Marsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button