Berisha: Vetëm protesta e përgjithshme popullore mund ta ndalin Ramën

Berisha ka komentuar aksionet e fundit nga INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në postimin e tij në “Facebook” e ka quajtur këtë operacion të “birit të bregut” ose të “birit të urrejtjes” i cili po rrënon Dhërmiun, duke iu referua deputetit të zonës Koço Kokëdhima.

“Në një tjetër akt Rama – Kokëdhima, me operacionin e koduar “biri i bregut” prishen gjithë këto ditë në Dhërmi dhjetëra e dhjetëra hotele, lokale, shtëpi, të ndërtuara në tokë e pronë private të regjistruar në hipotekë. Shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë ndërtuar nga emigrante, që pas 20 vitesh filluan të zhvillojnë pronat e tyre. Në tërësi janë ndërtime me leje të dhëna në përputhje me masterplanin e financuar nga Banka Botërore dhe planin urbanistik të zonës. Ky është një akt kriminal i një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit, vetëm e vetëm se kështu i thonë në mendjen e tij të sëmurë zërat e brendshëm të urrejtjes për Shqipërinë reale dhe për kënaqësinë shpirtërore që i sjellë atij shkatërrimi,” shkruan Berisha.

Ndërkaq, ish-kryeministri thotë se pas kësaj skene qëndron “kapomafja e PS, Kokëdhima” dhe se kjo që po ndodh në Vlorë mund të ndodh në çdo shtëpi, lokal, pronë tjetër e në çdo skaj, duke treguar aktin me ekstrem të pasigurisë ligjore në një shtet policor.

Lajme të ngjashme

Back to top button