Dita e turizmit u shënua me ndarjen e 50 mirënjohjeve

“Turizëm për të gjithë; personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël”, me këtë moto sot u shënua 27 shtatori-Dita Botërore e Turizmit, festimi zyrtar i të cilës zhvillohet në Bangkok, Tajlandë.

Ministria e Ekonomisë këtë vit, për nder të Ditës botërore të turizmit ndau 50 mirënjohje për më të suksesshmit nga sektori i turizmit, në 6 kategori dhe disa nëngrupe, si: mirënjohje për hotelet më të suksesshme në vitin 2016- në segmentin ofertë e re turistike (3mirënjohje) Ofertë cilësore turistike (5 mirënjohje), hotele në zonat malore (4mirënjohje) dhe hotele me ofertë SPA (5mirënjohje), restorante të suksesshme (5 mirënjohej), Agjensi udhëtimi (10 mirënjohje), ngjarje të suksesshme turistike (7 mirënjohje), plazhet më të bukura (5 mirënjohje), bashkëpunimi në fushën e turizmit – fakultete (5 mirënjohje) dhe për shoqatat e biznesit / odat ekonomike(6 mirënjohje).

Propozimet e këtij viti janë bërë së bashku me shoqatat turistike dhe odat ekonomike të turizmit, duke marrë parasysh raportet e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në drejtim të subvencioneve të ndara për sjelljen e organizuar të turistëve në vend dhe aktivitetet e komiteteve që punojnë në kategorizimin e hoteleve, restoranteve dhe licencimin e agjencive turistike.

Këshilltari shtetëror për turizëm në Ministrinë e Ekonomisë Shovket Hazari, vuri në dukje se shifrat e këtij viti përsëri tregojnë vazhdimësinë e treguesve pozitive. Në periudhën janar-korrik 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u rrit me 8.5% dhe numri i bujtjeve është rritur me 5.3%.

‘Sidomos i sukseshëm u tregua muaji i korrikut, ku u regjistrua një rritje e numrit të përgjithshëm të turistëve në 8.3% dhe numri i bujtjeve me 5.5%. E gjithë kjo tregon për faktin se këtë vit do ta përfundojmë, me një numër në rritje të turistëve, pavarësisht nga të gjitha krizat me të cilat përballemi. Masa të tilla si subvencionimin e qarkullimit të organizuar të turistëve të huaj, uljen e normës së TVSH-së nga 18 në 5% për shërbimet e akomodimit, si dhe rritjen e promovimin e Maqedonisë si një destinacion turistik, janë dëshmuar si masa cilësore për një rritje të përgjithshme në qarkullimit turistik në vend’, tha Hazari.

Statistikat Botërore, tregojnë se turizmi ndërkombëtar ne gjashtë vitet e kaluara kishte rezultate mbresëlënëse, me rritje të vazhdueshme dhe me një rekord prej 1 miliard 184 milionë turistë që kanë udhëtuar nëpër botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button