Lëvizja BESA: Kjo është ndarja më e drejtë e njësive zgjedhore

Lëvizja BESA thotë se në Maqedoni, që nga ardhja e demokracisë dhe zgjedhjeve si proces, vazhdimisht kemi qenë në kërkim e sipër të një modeli më të përshtatur zgjedhor, që do ishte i pranuar nga të gjitha palët, jo vetëm politike, por edhe etnike.Kjo, sepse që nga zgjedhjet e vitit 1990 dhe në të gjitha zgjedhjet që kanë vijuar më tej, vota e shqiptarëve gjithnjë e më tepër ka humbur nga pesha e saj politike, kështu që deputetët shqiptarë vazhdimisht zgjidheshin me më shumë vota sesa një deputet maqedonas. Kjo traditë jo vetëm që ka qenë në kundërshtim me parimin bazë kushtetues, por ka shkaktuar disbalancë politike në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend.

“Rrugëtimi që nga modeli i shumicës deri te ai përzier, i shumicës e proporcional, e deri te modeli aktual zgjedhor plotësisht proporcional me gjashtë njësi zgjedhore, ashtu siç është i konfiguruar në Maqedoni, ka shkaktuar dhe po shkakton gjithnjë e më pak besueshmëri në procesin zgjedhor. Së fundmi kemi situatën e listës së fundit të publikuar nga KSHZ të datës 5 gusht 2016, ku në njësinë zgjedhore numër gjashtë është tejkaluar pragu ligjor me plus-minus 5 % dallim nga njësitë e tjera zgjedhore.

Nisur nga këto rrethana, ndonëse Lëvizja BESA ka dalë me propozimin e saj për një njësi zgjedhore me lista të hapura, këtu po dalim me një propozim të përgatitur dhe përpunuar në për këtë model zgjedhor. Në këtë mënyrë kemi bërë një propozim krejt të ri të ndarjes së njësive zgjedhore, duke u bazuar në dy parime bazë: barazia e votës dhe gjithëpërfshirja komunale në njësinë përkatëse zgjedhore. Në bazë të propozimit tonë, secila komunë në Maqedoni do të jetë në të njëjtën njësi zgjedhore dhe jo e ndarë në dy të tilla, siç ka qenë rasti deri tani, dhe numri i votuesve në secilën njësi do të jetë shumë i balancuar, gjë që është parakusht për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Kështu, sipas nesh, do të dukeshin njësitë zgjedhore pas ndarjes së re dhe gjithashtu numri i votuesve në secilën njësi zgjedhore. Propozimin në vijim do ta dërgojmë deri te katër subjektet politike të përfshira në procesin e Përzhinës, KSHZ-ja, kori diplomatik në vend, ODIHR-OSBE dhe te organizatat ndërkombëtare relevante për zgjedhje”, thanë nga Lëvizja BESA.

 

 

Zona 1 Zona 2
Komuna Votuesit Komuna Votuesit
Sopishtë 4829 Veles 46497
Saraj 28576 Kisella Vodë 51933
Karposh 52872 Zelenikovë 3654
Çair 53253 Studeniçan 14594
Qendër 42536 Sveti Nikollë 14864
Butel 31996 Çuçer Sandevë 7200
Gjorçe Petrov 36778 Likovë 24204
Shut Orizare 21518 Gazi Babë 60002
Zhelinë 21872 Aerodrom 63713
Llozovë 2072
Çashkë 5957
Total 294230 Total 294690

 

 

 

Zona 3 Zona 4
Komuna Votuesit Komuna Votuesit
Kumanovë 90458 Novosellë 11292
Nagoriç i Vjetër 3465 Strumicë 48740
Petrovec 7289 Dojran 2753
Kratovë 8333 Bogdancë 6932
Rankovcë 3088 Gjevgjeli 19368
Kriva Pallankë 17171 Vallandovë 10015
Probishtip 12961 Gradsko 3132
Koçanë 33069 Demir Kapi 3370
Kamenicë 6752 Shtip 41730
Dellçevë 15012 Negotinë 16015
Vinicë 17367 Kavadar 32562
Pehçevë 4290 Rosoman 3387
Çeshinovo Obleshevë 5773 Konçe 2760
Zërnovc 2648 Karbincë 3267
Haraçinë 8767 Prilep 64563
Berovë 11161 Novaci 3096
Radovish 24156 Vasilevë 10238
Ilinden 13800 Mogillë 5590
Bosillovë 12229 Krivogashtani 4827
Total 297789 Total 293637

 

 

 

 

Zona 5 Zona 6
Komuna Votuesit Komuna Votuesit
Manastir 83297 Mavdrov Rostushe 9531
Resnjë 16901 Gostivar 76532
Ohër 52405 Vrapçisht 24465
Demir Hisar 7351 Bërvenicë 14584
Strugë 59300 Bogovinë 25970
Debarcë 4650 Dibër 17838
Vevçani 2055 Tetovë 79189
Dollnen 11277 Tearcë 20859
Krushevë 7923 Jegunovcë 9939
Kërçovë 49366 Qendër Zhupë 6729
Makedonski Brod 5305
Pllasnicë 4924
Total 294525 Total 295865

 

Numri i përgjithshëm i votuesve – 1,770,736

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button