Filloi vjelja e mollëve të Prespës

Me këputjen simbolike të mollës së parë në pemishten e Suislion Agroplod sot zyrtarisht filloi vjelja e sivjetme e Mollëve të Prespës në kuadër të manifestimit “Vjelja e mollëve prespane”.

Fillimin tradicional të vjeljes e shënuan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov dhe kryetari i komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski.

Pritet të mblidhen rreth 50.000 tonë mollë, rreth 2.700 hektarë plantacione të mollës janë përfshirë nga akulli, ndërsa rekolta është dëmtuar prej 20 deri në 100 për qind.

Ministri resor Cvetkov ju bëri thirrje bujqve t’i sigurojnë plantacionet duke i përkujtuar në subvencionimin prej 60 për qind të polisës së sigurimit nga Qeveria.

Ai shtoi se Ministria po bën përpjekje serioze për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit e mollëve.

Bujqësia e Maqedonisë, vlerëson Cvetkov, të ardhmen duhet ta shohë në prodhimin organik.

Me fillimin zyrtar të vjeljes së Mollëve të Prespës në Resnjë përfundon edhe manifestimi pesëditor “Vjelja e mollëve prespane”, i cili filloi me performancat e artistëve të estradës në Sheshin e qytetit, si dhe ngjarje të tjera kulturore si dhe panair të produkteve bujqësore dhe mekanizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button