Zëvendëskryeministri Ademi takon Sekretarin Shtetëror të Francës, Harlem Désir

Gjatë vizitës së tij në Paris, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi ka realizuar një takim me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Harlem Désir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, Zëvendëskryeministri iu është referuar gjendjes politike në vend dhe detyrimeve të cilat dalin nga marrëveshja Politike, duke theksuar vlerësimin e liderëve politik për kushtet e përmbushura për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, si një hap pozitiv përpara.

“Gjatë periudhës së ardhshme është e nevojshme të bëhen përpjekje që të organizohen zgjedhje demokratike, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse, rezultatet e së cilave do të pranohen gjerësisht,” ka thënë mes tjerash Ademi.

Désir e ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së 20 korrikut si dhe përmbushjes së detyrimeve tjera nga marrëveshja “Përzhino” në pjesën e mediave dhe gjyqësorit me qëllim që në Këshillin Evropian të dhjetorit të jepet vlerësim adekuat për vendin.

Lidhur me migracionin, bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e nevojshme një qasje koordinatave dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit dhe BE me qëllim që të zvogëlohet paraqitja e migracionit jo legal.

Gjatë vizitës së tij në Francë, pritet që zëvendëskryeministri Ademi të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senat dhe ti drejtohet me një fjalim Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin kombëtar të Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button