Rinovimi, Hysaj përgjithmonë te Napoli

Elseid Hysaj përjetë te Napoli. Ky është përfundimi i marrëveshjes së arritur nga menaxheri i yllit shqiptar dhe drejtuesve të klubit italian, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Akordi për rinovimin e kontratës së 22-vjeçarin do të ratifikohet me hedhjen e firmës, që duket thjesht një formalitet, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth të gjithë detajeve kontraktuale.

Marrëveshja parashikon rinovimin e kontratës me 5 vjet, plus opsionin për një tjetër sezon, ndërsa klauzola e përcaktuar për shitjen e mbrojtësit shkodran është plot 50 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button