Zhurma për konsensus e BDI-së, për hesapet e veta politike

Presidenti konsensual, një retorikë politike që e zëvendëson vokabularin politik të BDI-së, pas dështimeve në politikën integruese, është bërë pjesë e sqarimeve të zyrtarëve të saj që pashmangshëm mundohen të sqarojnë këtë tezë politike vetëm me rendësinë e bashkëjetesës dhe forcimin e demokracisë në vend, duke i dhënë rendësinë politike postit të presidentit më shumë se sa që ka në të vërtetë. Kështu vlerësojnë analistët politik për Portalb.

Ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi, thotë se çështja e presidentit konsensual është një ide e cila duhet patjetër që të jetë në tryezën e liderëve partiak për të biseduar rreth kësaj ideje për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij, zgjedhja e një presidenti konsensual, do të rindërtonte sistemin demokratik në Maqedoni.

Në mungesë të një argumentimi më bindës për një post që ka vetëm simbolikë politike, ideja e presidentit konsensual e hedhur nga BDI-ja, konsiderohet një tezë pak e rëndësishme dhe e papërfillshme në opinionin më të gjerë. Për analistët politik kjo është një tendencë e kësaj partie për të instaluar një kotësi politike për shkak të dështimeve të saj.

Analisti Alajadin Demiri, thotë se “BDI-ja mundohet të instalojë një kotësi politike për arsye së konsensusi është një princip politik i cili funksionon në tersi në jetën politike, që do të thotë organe konsensuale, qeveri, ministra konsensual dhe në tersi veprim politik konsensual. Nuk mund konsensusi të instalohet në njërën sferë , ndërsa në sferat tjera të mos instalohet, kjo është e pakuptimtë dhe non sens”.

“Konsensusi për një organ siç është presidenti, është konsensus për një organ të parëndësishëm, organ i politesave i cili nuk ndikon aspak në jetën politike dhe nga ana tjetër, zgjedhja e presidentit nuk mund të jetë konsensuale për arsye se cenohet principi demokratik dhe nuk kanë kuptim zgjedhjet”, thotë Alajdin Demiri

Sipas tij, zhurmën për konsensus, BDI e bën për hesap të vet, për elektoratin e vet që t’i ushqejë me diçka se ja provojmë të bëjmë ose të veprojmë politikisht, për arsye se në sferat e vërteta politike, ajo nuk ka rezultate, nuk ka efekte.

Albert Musliu, mendon se përderisa BDI është duke dhënë shenja se për presidentin konsensual dhe është duke biseduar edhe me partitë opozitare, ndërsa në anën tjetër VMRO nuk e humb mundësinë që të kandidojë sërish presidentin aktual Gjorgje Ivanov, atëherë pas zgjedhjeve presidenciale gjithçka është e mundur, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button