Policët i vranë babanë, thirrja e kësaj vajze i la të gjithë pa fjalë! (Video)

Mesazhi i kësaj vajze të vogël, të cilës policia amerikane i vrau babanë gjatë situatës së tensionuar në Charlotte të SHBA-ve ka ngritur në këmbë sallën e gjyqit.

Quhet Zianna Oliphant dhe mesazhi i dhënë i ka lënë të gjithë të përlotur.

“Është turp që baballarët dhe nënat tona po vriten dhe tani ne fëmijët e tyre nuk do t’i shohim më kurrë”, ka thënë ajo në gjykatë, teksa ka shpërthyer në të qara, përcjell Panorama.

Por, duke fshirë lotët, ka vazhduar edhe më tej. “Turp, që ne fëmijët e tyre duhet të shkojmë në varreza dhe t’i varrosim prindërit tanë. Ne i duam nënat dhe baballarët që t’i kemi pranë ndërsa rritemi”, raporton CNN.

Pas saj, salla është ngritur në këmbë duke duartrokitur. Deklarata e vajzës u bë gjatë procecit gjyqësor, ku hetohet për vrasjen e babait të saj Keith Scott.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button