Taulanti përballë Granitit, ja kur luhet ndeshja

Sërish Taulanti përballë Granitit. Pas duelit Shqipëri-Zvicër në Euro 2016, dy vëllëzerit Xhaka do të sfidojnë përsëri njëri-tjetrin.

Këtë të Mërkurë në Londër luhet Arsenal-Basel sfidë e vlefshme për grupin A të Uefa Champions League. Nga njëra anë qëndron Graniti vëllai i vogël i familjes Xhaka i cili këtë verë u transferua te topicinjtë e Arsene Wenger për 45 milionë Euro.

Në krahun tjetër është Taulanti, mesfushori 25-vjecar i kombëtares shqiptare i cili luan me skuadrën e parë të Baselit që prej vitit 2010. Përballjes si kundërshtarë mes dy vëllezërve Xhaka i ka kushtuar një rëndësi te vecantë edhe sajti zyrtar i Uefas. Qeveria e futbollit europian thekson se dueli mes dy vëllëzërve në Emirates Stadium nuk duhet humbur.

Taulant Xhaka ndërkohë në një intervistë për mediat ka theksuar se po pret me padurim momentin për të sfiduar sërish vëllain e tij të vogël. ”Do të jetë një ndeshje speciale nënvizoi, mesfushori i kombëtares kuqezi, të dy do të japim maksimumin në fushë për të fituar. Më pas Taulanti iu kthye sfidës së muajit Qershor mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në atë takim isha pak friksuar kur më duhet të markoja Granitin sepse nuk dëshiroja ta dëmtoja atë, shtoi në vijim Taulant Xhaka. Jam i përqëdruar maksimalisht te ndeshja e kësaj të Mërkure theksoi më tej Taulanti, për mua është një ëndërr fëmijrie të luaj përballë Arsenalit në Emirates Stadium, transmeton Supersport. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button