Ukrainë, rikthehen protestat popullore

Protestuesit pro-europianë po përgatiten për një manifestim të ri në kryeqytetin Kiev, me qëllim kundërshtimin e një legjislacioni që kufizon të drejtën për të protestuar te miratuar pak dite me pare.

Tre liderat kryesor të opozitës kanë konfirmuar pritshmritë se protesta e së dielës do të jetë ndër më të mëdhatë në historinë moderne të vendit.

Ukraina u përball me manifestime për disa javë me radhë, pasi në fund të 2013-s, presidenti Victor Yanukovych refuzoi një marrëveshje të tregëtisë së lirë me Bashkimin Europian, duke pranuar se presioni i Rusisë e kishte bërë të pamundur firmosjen e saj.

Disa ditë pas refuzimit, Yanukovych udhëtoi në Moskë, ku nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme ekonomike me presidentin Putin.

Pavarësisht qetësimit relativ të situatës, pakënaqësia u rikthye në Ukrainë në fillim të vitit, kur mazhoranca e Yanukovych miratoi këtë ligj kontradiktor me votat e saj në Parlament.

Sipas opozitës, ligji “anti-protestë” përbën një shkelje flagrante, ndërsa akuzuan partinë në pushtet të Yanukovych për një “grusht shteti”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me legjislacionin e ri. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button