Fusha e Lukovës dhe emri tema kryesore në takimin Ahmeti Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti patën sot një drekë  pune në qytetin e Pogradecit. 

Kabineti i Kryetarit Ahmeti bën të ditur se në bisedën miqësore janë disukutuar një sërë çështjesh si: Situata në rajon dhe zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri, Integrimi euroatlantik i Maqedonisë dhe mbështetjen që Shqipëria po e jep në integrimin e Maqedonisë në NATO, ku roli i shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe shtetformues në Maqedoni është tepër i rëndësishëm. 


U diskutua edhe për çështjen e emrit, mbledhjen e përbashkët midis Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. 

Gjithashtu u fol edhe për çështje me interes dypalësh si projekti për Radikën ku u theksua që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të normave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërshtetrore mes dy vendeve. 

Ahmeti uroj Ministrin Bushati për detyrën e re dhe i dëshiroi shumë sukses në realizimin e synimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button