fbpx

Konflikt për pronën, godet kushëririn me sëpatë

Një person ka mbetur i plagosur në kokë, pasi është goditur nga kushëriri i tij më sëpatë pas një konflikti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në komunën Ostren të Bulqizës. 

Policia bën të ditur se shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt pronësie mes dy kushërinjve, ku sherri ka degjeneruar në përplasje të dhunshme mes tyre.

Për pasojë, 26-vjeçari Artan Jashari është goditur me sëpatë në kokë nga kushëriri i tij, Servet Jashari, 45 vjeç. 

Mësohet se 26-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, në gjendje kritike, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.

Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për kapjen e tij dhe për të zbardhur ngjarjen e rëndë./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button