Gena po vjen me bashkëpunim të ri

Këngëtari njohur Gena nuk e ka në plan të ndalet. Ndonëse nuk ka shumë kohë që në treg ka ardhur me këngë të re, ai është duke punuar që së shpejti të vijë edhe më një këngë e cila do të jetë në bashkëpunim me Zzapp&Chriss.  

Kjo është bërë e ditur nga Zzapp&Chriss, të cilët në faqen e tyre zyrtare kanë zbuluar se bashkëpunimi i tyre me Genën do të vijë shumë shpejt.

“Javën që vjen, xhirimet e videoklipit”, ishte mbishkrimi që kanë lënë djemtë në faqen e tyre zyrtare.

Ndryshe kjo nuk është risia e vetme që Gena do ta sjellë në publik. Menaxheri i tij Enis Fetahu, për lexuesit e gazetës Tribuna ka bërë me dije se është në punë e sipër për të sjellë edhe shumë projekte tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button