Mourinho: Januzaj si 25 vjeçar

Jose Mourinho ka gjetur fjalët më të mira për Adnan Januzajn. Trajneri i famshëm portugez ka thënë para ndeshjes me Man United se Januzaj është futbollist që po i bën shumë përshtypje atij. Madje Mourinho “dyshon” se Januzaj është më i rritur në fushë konform viteve të tij.

“Ai në fushë nuk është 18 vjeç. Në fushë duket sikur të ishte 25 vjeç. Ndoshta ka ndonjë gabim në çertifikatën e lindjes së tij” deklaroi i buzëqeshur Mourinho.
Mourinho poashtu tha se Januzaj nuk e njeh personalisht Januzajn, por se beson në të ardhme të suksesshme të tij te United.

“Januzaj duke futbollist shumë i pjekur në fushë. Ai i ka të gjitha kushtet për të qenë lojtar i famshëm te Manchester United. Nuk e njoh personalisht atë, por duket se është i kompletuar” ka thënë Mourinho.

Lajme të ngjashme

Back to top button