“T’RRNOJMË PËR ME TREGUE”

(Rrëfimi i një dëshmitari)

Ça me t’kallxu, bre vlla, për luftën?! Kijamet! Po thu a e mbaj mend? Po ku harrohet ajo kohë, n’sa muj me harru emnin tem!…  Betim. A muj me e harru kët emën çi ma ka vnu gjyshi? Besa me thanë se vshtirë o kanë, pak asht! Mos vet… Nuk e di sa net xhum s’kem pas ba, vlla, pej bumeve t’Milloshit. Nuk janë net, po ni ymër, m’doket! As xhum me ba, s’bajshna, as me hangër ma s’na met xha. Ajo Dardhë e jona, aj katun çi dikur ish me emën n’tan shqiptarinë për bujqësi, ato dit t’luftës met tangall: çetnikt na e murën me bereqet e me bylmet, krejt shka patëm. Na i lanë veç pleshtat. Manej t’na e vunë zullumin. Ditë për dite dikush kish me e hangër dajakin. Na tjert e pritshim renin, he mo zo’ ma keç! I harrova, vlla, lopt, e harrova traktorin çi ma morën, tash e kisha hallin e vllavit, t’motrave e t’nanës. Ni vlla e dy motra, t’vexhël. Se baba e Dyli, vllau jem ma i madh, patën dalë n’mal. Vallahi edhe për ta u mërzitsha, kur i shifsha tanë ata tenka e topa t’çetnikve! Gjith m’shkojke menja kah e keçja. Po kallxom ti kah kisha me ja majtë unë ni djalë shtatëtmdhet vjeç, me nanën e smut e  tre thmi?!…Nejsha ashtu e menojsha: çka kanë kta çetnikë me ne? Shkijet kojshi i kem pasë. Kurrë s’i kem ngucë, bile as s’i kem da prej gzimeve çi kemi pasë. Çi nrrohet njeri kshtu e edhe kojshija t’bahet anmik, kta s’e kishna menu. Po, po u nrrohke! Çi vjen dita e pej kojshije e sheh tanë at zullum, s’e kishna zanë besë! Po t’bajke zullum çi haj medet! Përditë dikush prej nesh dardhasve e hajke dajakin e dikush, besa edhe plumin. Nuk o kanë mahi!… Ti munesh me thanë: pse s’ikët? Ne me ikë, po, po ça me u ba grykave t’topave t’çetnikve çi na e kishin rrethu shpijat? Na s’kem pas shteg kah me ja mathë. Nejshim ashtu pa ba za. Dilshim najherë kadalë e besa edhe kamadoras kur binte terri me marrë  diçka n’baçe, naj patate a naj rrajë, se me hangër po duhet, po ata dreç shkije edhe n’terr na diktojshin. E besa njanin, nifarë Zymryti e patën vra n’oborr t’vetin natën me ni t’rane: bam – tërt!

Po kur je shumë kohë, gatë e gatë, i mshelën, i ngujun, dikur t’bahet krejt njajtë, bahesh si i pitë me kanë, e thue du me dalë, le t’bahet shka t’bahet. Ma mirë dekun se kshtu n’ket farë burgi. Kshtu ni natë,vonë, i afrohem kadal dritares, e çoj paaak perden e kqyri: asni dritë! Si me kanë natë vorri. A thu sa ka me zgatë xhith ky kijamet? e dves une veten, po përxhexhe nuk kam. Kam me dalë, thashë. Si për dreç drita e dillit nisi me u përvjedhën edhe nëpër perdet e lshune e me hy mrenë. Po tash? M’hike edhe terri çi mujke sadopak me m’mbrojtë. Mirëpo aj krymi i lirisë s’m’like rahat: me dalë se me dalë! Ju afrova derës, p’e çeli kadalë mos me m’ni fmija. Po dera, – këërrrccc bani. Hej bela thashë, po m’ninë fmija e tuten. Prita ni grimë, s’pat as vaj, as britma. E çova kryt, çilli i kthjellt, po me do lara resh. Sa e qita kamën e djathtë jashtë dere me dalë n’oborr, kur pe e ni ni za n’rrugë: “Hajde hoxho, bërzhe, nemoj da ti sad ne odrubim glavu”! (“Hajt, hoxhë, më shpejt, mos po ta heq kokën tash”!). U ndala, po ngoj. Çka me pa: Zhivoradi, aj rriçni i vogël i Stojadinit, i kish pas hypë hoxhës n’çafë, i bërtitke e me ato kamt e shkurta i mshojke n’gjyks. Mrapa hoxhës shkojshin dy çetnikë me kokarda, e mjekra t’gata e t’gërditshme e me kallasha t’drejtun kah hoxha. Sa keç m’erdh prej hoxhës, po s’kisha çka me ba. Çka mujsha me ba?! Shkun ata me hoxhën e kurrë ma nuk e mora vesh se çka ka nodhë me hoxhën e shkretë.

Meta aty ku kesh, se s’ish punë me dalë. Besa as me u kthy mrena, nuk mujsha, se m’ranoj nifarë marreje. Atëherë ju luta perenisë dhe Amerikës me na nimue. O zot a thu ka me na nimu Amerika tash kur çetnikt na kanë vnue n’grykë t’topit? U lutsha, po menja s’ma marrke se Amerika na e zgat dorën. Eh, Amerika ka me u lodhë për ne! Neve edhe perenia na ka harru e s’po na harrojka Amerika, menojsha. Kem me maru si cjapi te kasapi! Kshtu paska kenë e shkrune! Manej t’ja dhanë predhat: bum e bum, kah xhamia. Minarja ra prej predhe si druni pa degë kur bie prej sharrës me naftë. E doxhën edhe shpinë e Sylës! E patëm, thashë, edhe ksaj here!…

Dersa po vajtoja n’heshtje fatin e zi çi na xhet, e keçja nisi me u trashë e nisi me trokitë derë m’derë. N’katër anë t’ja dhanë grupe-grupe çetnikt, shumë çetnikë, t’i nxurën krejt katunart prej shpijave e t’i vunë përpara: “Mërdaj, mërdaj, majku vam shiptarsku”! (“Lëviz, lëviz, nënën tuja shqiptare”)! bërtitshin. Manej t’ja dha altoparlanti:

“Betime, gledam te! Izagji!  (Betim, po të shoh, dil”!) Kshtu u xheta edhe unë n’at grumbull t’njerëzve çi po i çojshin kah mali. “Bërzhe, bërzhe”! (“Më shpejt, më shpejt”!) bërtitshin. Naj plak  s’mujke me hecë, jitke mas grumullit e çetnikt t’ja futshin bajonetë, e mytshin kshtu për me kursye plumat. Besa nja pesë a xhashtë pleç metën kshtu t’therun e çetnikt me shkelma i largojshin skaj rruge, tue i mush ato plot kufoma. M’u duk se ishin çel dyrt e mdha t’kijametit për ne!

Ecëm e ecëm e diku n’rranxë t’malit na nalën. Vallahi s’di çka u ba, po unë e hupa veten. M’u dok se mrrina n’xhehnem. Ni flakë m’kish rrethue e i nisha do zane t’largta. Manej m’u duk se ni prrue m’u lshue përmi kry. O zot ku jam, a thue?

“Pokret”! (“Marsh”!) bërtiti dikush dhe thashë se edhe n’botën qetër u dashka me fol serbisht.

E ngrita kryet, çe para meje aj rriçni i Stojadinit. S’kokam n’botën tjetër, thashë, se çka lyp rriçni atje. Ishte natë. Hana e ftoftë po e nxejke malin. Shpejt e pash se po m’ngrehin zhag me litar. M’kishin lidhë mas kali e manej trupi nisi me krye nëpër gur e nëpër gropa. Niherë i ngopsha trokëllimat e kuajve, britmat e njerëzve “oh nanë”, manej m’pushtojke ni errësirë qi s’e kishna pa kurrë ma parë dhe midis errësin m’u përhihke si vegim vetimat e dhimtës s’trupit t’shkallmunë. E disha edhe n’kët hall se diku po m’çojnë, diku ku hataja i kapërcen kufijtë e reales. Prapë u ndalëm dhe ai prroj i mallkunë prapë m’u lshu përmi trupin e dërmunë. I çela sytë. Ishte mjes ma. Dilli hynte nëpër degë e e shplonte kiametin. Manej m’u afru ni katallan me kokardë. Më ngriti pak, ma ngjiti për mjekrre dhe ma ktheu ftyrën kah çilli, tu m’shtrëngu fort.

“Sad qesh videti shoga boga”! (“Tash ke me pa zotin tan”)! tha. E mbaj men vetëm  kur e ngrit shkopin e gomës përmi kryt tem. Manej s’mbaj men kurrxha. Tash isha në ni botë anrrash. E pash nanën tuj kajtë e m’tha: “Betim, o biri nanës, çka baj unë e shkreta me kta fmijë vetun?! M’erdh keç për nanën e atëherë e niva se po fundosem në ni greminë e t’ranit nuk kishte fund. Manej nisi me ra shi dhe e hupa ftyrën e nanës. I çela sytë.

“Baci josh jednu kofu na ovu mërcinu, da vidimo dali je josh zhiv”! (Hidhe edhe një kovë mbi këtë xhenaze ta shohim a është ende gjallë”!). Dhe urdhni u kry. Prapë u zgjun dhimtat e mia e nëpër to edhe ftyra e nanës.

“Baci ovo gjubre!”, (“Hidheni këtë pleh”), e niva urdhrin.

“Pukovniçe, bunar je pun! (“Kolonel, pusi asht plot!”).

“Koliko zhivotinja s’te bacili u bunar i koliko ljudi” (Sa kafshë keni hedhur në pus e sa njerëz”?)

“Pa ima dosta”! (“Ka mjaft”).

“Nije vazhno”. (“S’është me rëndësi”).

“Shta je ostalo”? (“Çfarë ju ka mbetur?).

“Jedna majka i tri devojke, dve koze, jedna krava i jedan pas… i ova mrcina…! (“Një nënë, e tri vajza, dy dhi, një lopë e një qen… dhe kjo xhenazja”

“Jeli mlada ta majka? (A është e re ajo nëna”?

“Jeste”. (“Po”.).

“Pokupite tu majku i devojke. Trebaqe nam. Psa bacite u bunar”. (“Merreni me vete nënën edhe vajzat. Do të na duhen. Qenin hidheni në pus”)

“A mrcinu”? (Po xhenazen e gjallë”?).

“Mrcinu ostavite. Neka umre josh sto puta”! (“Le të vdesë edhe nja njëqind herë”).

Se po vdes se pata dert, po më vinte keç prej nanës. Nuk dojsha nana me m’pa tu dekë kshtu…

Po shyqyr, ni herë perenija e nigoj lutjen time. Na nimoj Amerika e ushtart tonë m’kthyn n’shpi mu e nanën e fmitë. E çe ku jam. Baba e Dyli metën dëshmorë çi na t’rrnojmë t’lirë. “T’rrnojmë për me tregue”.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button