Filloi matja falas gjeodezike në rajonet e vërshuara

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dje filloi me përgatitjen e elaborateve gjeodezike falas nga rajoni i prekur nga vërshimet, fshati Stajkovc, ndërsa me përgatitjen e elaborateve falas do të përfshihen të gjitha vendet e banuara nga rajoni i vërshuar. Agjencia për këtë qëllim formon shtatë ekipe profesionale të cilat përbëjnë më shumë se 20 gjeodetë të punësuar, ndërsa gjatë vizitës personat e paraqitur do të plotësojnë kërkesë për përgatitjen e elaborateve gjeodezike falas, njofton MIA.

Këtë dje e theksoi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, i cili tha se Agjencia deri më tani ka pranuar 229 kërkesa për përgatitje të elaborateve falas gjeodezike nga ana e banorëve të rajoneve të vërshuara. Nga këto kërkesa, sqaroi, 57 janë parashtruar në Agjencinë për kadastër të patundshmërive me shkrim, gjegjësisht qytetarët i kanë parashtruar në sportelet në Kadastër, derisa 172 kërkesa janë paraqitur përmes kontakt­qendrës së Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive përmes telefonit ose përmes postës elektronike.

Theksoi se në varësi nga numri të kërkesave të parashtruara, ekipet profesionale do të jenë në terren derisa nuk kryhet edhe matja e fundit dhe tërë kjo do të jetë falas për banorët nga rajoni i vërshuar, ndërsa pas përfundimit të matjeve vijon puna në zyrë, gjegjësisht përpunimi i elaborateve gjeodezike, pas çka i njëjti do të dorëzohet nga pala.

Nga Agjencia informuan se ende ekziston mundësi për paraqitje për këtë masë dhe prandaj ende u bëjnë thirrje qytetarëve nga rajonet e vërshuara të cilat kanë parashtruar kërkesë për legalizim deri te komuna kompetente dhe ende nuk kanë dorëzuar elaborate gjeodezike, të paraqiten në info­qendrën e Agjencisë për kadastër të patundshmërive në numrin e telefonit 0800 80 800 ­ për personat të cilët janë shfrytëzues të linjave fikse të Telekomit të Maqedonisë (02) 317­17­33 për personat të cilët janë shfrytëzues të cilit do provajder fiks ose mobil në RM, dhe (02) 317­38­25 për personat të cilët janë shfrytëzues të cilit do provajder fiks ose celular në RM.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në pako­masat për ndihmë të qytetarëve nga rajonet e vërshuara, ka paraparë edhe masë të përgatitjes së elaborateve gjeodezike falas për personat të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizimin e objektit të ndërtuar pa leje. Sipas propozimit të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Qeveria e miratoi Planin e akcizës për përgatitjen e elaborateve gjeodezike falas, derisa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i solli ndryshimet e Ligjit për kadastër të patundshmërive me të cilat u mundësua që Agjencia për kadastër të patundshmërive të mund të kryejë matje falas gjeodezike për patundshmëritë të vilat janë përfshirë nga katastrofat natyrore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button