Interneti, shkak për ndarjet e çifteve

Rreth 9 mijë çifte çdo vit kërkojnë këshilla nga organizata “Relate”, duke u ankuar se interneti është  shkaku kryesor i zënkave bashkëshortore.

Interneti është bërë shkaktar i rëndësishëm në ndarjen e çifteve në Britani të Madhe, ka njoftuar organizata britanike për këshilla çiftëve të rinj bashkëshortorë. 

Për shkak të varësisë së krijuar me këtë mjet të ri komunikimi, shumë britanikë kalojnë pak kohë me partnerin. Si shkak i dështimit të lidhjeve, theksohet fakti se interneti mundëson mbajtjen e kontakteve të fshehta me partnerin e kaluar, si dhe se shumica kërkojnë argëtim në sajtet pornografike. Sidomos interesant është i ashtuquajturi “Cybersex”.

Në dhomat për chat, pra për bisedë, njerëzit njihen, kurse më pas, kur e gjejnë personin që u përgjigjet, vazhdojnë t’i shkruajnë vetëm atij, që përmes fjalëve të bëjnë dashuri. Kështu partnerët bashkëshortorë gjejnë atë që u mungon në shtëpi. Përmes internetit realizohen lidhjet e ëndrrave, “partnerët”, kurrë nuk njihen, fantazojnë se si mund të jetë personi në anën tjetër, lidhur me ëndrrat, dëshirat seksuale, ndjenjat që ka etj. Nuk është rast i rrallë që prej këtyre kontakteve të lindin edhe lidhje të reja dhe bashkëshortësi të reja./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button