fbpx

McLaren 12C rivalizon Ferrari 458 Speciale

McLaren është duke punuar pandërprerë në një version më të fuqishëm dhe më të lehtë të 12C, për ti bërë konkurrencë të drejtpërdrejt modelit të ri të Ferrari, 458 Speciale.

I planifikuar për të dal në treg në fund të këtij viti, 12C i modifikuar besohet se do të jetë më i shpejtë sesa 458 Speciale, pasi do të përdor motor të përmirësuar dukshëm me 3.8 litra V8 twin-turbo që prodhon plot 650 kuaj fuqi.

Sa i përket karrocerisë do të jetë e njëjtë sikur modeli bazë me fibër karboni, dhe do të ketë pllakat e frenimit nga qeramika të kombinuara me karbon. Por nuk do të jenë vetëm këto ndryshime në të, pasi pritet që edhe enterieri të jetë më atraktiv për sy, që do të jetë i huazuar nga P1.

Lajme të ngjashme

Back to top button