Nurishi le Kroacinë për Shkëndijën

Pasi përforcoi ekipin me shumë emra cilësor dhe ndërkohë duke dashur që t’i qëndrojnë besnik filozofisë për punë serioze me futbollistë të rrinjë, drejtuesit e Shkëndijës të shtunën firmosën kontratë me sulmuesin 21 vjeçar, Elvir Nurishi. Marëveshja është në vlerë prej 18-të muajve dhe pritet që ky futbollist të vërtetojë besimin e drejtuesve të skuadrës ‘kuqezi’.

Bëhet fjalë për futbollist nga Tetova, i rritur dhe zhvilluar në Kroaci. Hapat e parë i ka bërë te skuadra e Istrës nga Pulla, më pas si kadet kalon një vit te Rijeka, pason periudhë 12-të mujore te Udineze në Itali, para se të kalojë 2 vite si junior te Hit Gorica në Slloveni. Më vonë Nurishi kthehet te Istra, ku ushtron me ekipin e parë, ndërsa ka zhvilluar vetëm disa paraqitje në ndeshje kontrolluese. Shkëndijës i’u bashkua që në vjeshtë dhe gjatë kësaj periudhe ka kënaqur shijen e stafit teknik, duke u dëshmuar si talent që mund të zhvillohet në futbollist cilësor.

Elvir Nurishi pas firmosjes së kontratës në zyrat e kompanisë ‘Ecolog’, kishte prezantimin zyrtar me fanellën ‘kuqezi’, ndërsa të dielën do të udhëtojë me ekipin drejt Ohrit, ku Shkëndija do të vijojë përgatitjet dimërore. Elvir Nurishi bëhet futbollisti i 9-të që këtë merkato firmos me Shkëndijën, pasi që paraprakisht si futbollistë të ri ‘kuqezi’ u prezantuan Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’, Yordan Miliev, Nuri Mustafi, Astrit Fazliu, Muhamed Useini, Demir Imeri, Bojan Vruçina dhe Denis Simijonoviç. / KF Shkëndija / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button