Po të shkruaj unë,biri yt!

Nuk përdor gjuhën e urrejtjes,zemra flet në gjuhën e shqetësimit.Në një situatë alarmante,në kohën e errësirave,aty ku dielli nuk lind,aty ku merimangat nuk bëjnë folenë.Të shkruaj unë biri yt! Dua të zgjohem të shiqoj një jetë pa brenga,një familje pa halle,një shoqëri pa interes,një ushtri për ideale,që komb për krenari,disa të rinjë që synojnë Liri. Dua,që kur të eci të shiqoj një gjallëri të përmbushur me emocionet e gëzimit sikur bota të ishte mbi të,të posedojmë një vizion dhe të realizojmë një ëndërr.

Dua që të hy në botën e fantazive dhe të mendoj që do të bëhet mirë,do të lind dielli edhe per ne,do të bie shiu aty ku rrjedh gjaku,do të bejnë merimangat folene e tyre aty nuk posedojme banor,aty fushat do të gëzohen nga gjelbërimi aty ku njeriu do të qaj nga gëzimi. -Edhe qielli qan.

Edhe qielli qan,nga viktimat! Velloja e zezë cdo ditë troket në shtëpitë tona!-Ceremonitë tona nuk zhvillohen për gëzim,prezenca e tyre figuron vetëm në vajtim. Revoltohu,nxirre mllefin për shpëtim,se një ditë do të ulërasesh për vajtim.Mos nguro! -Do të përmallohesh nga puthja e nënës,do të mungojë përqafimi babait,do të mungoje tavolina e shokëve. -Nëse faktorizohesh nga urrejtja ulu dhe mendohu!-Pyete veten kush jam un?A jam unë një lypësar?-Sa vlej une? Ndoshta stuhia e një ere do të pergjigjet!!

Ndoshta mund të te qetesoj edhe shpirtin. Nëse kerkon ambicie ulu pranë detit?-Ndoshta dallget do ju përgjigjen në menyrë pozitive!-Nëse kerkon kranari merre veten dhe puno ndoshta populli vlerëson sakrificen tende.-Nëse kerkon pozitë lufto për at ndoshta ZOTI,ta mundëson atë. Por nëse kërkon emigrim ndalo,ndoshta do të ndalon edhe shiu,-ulu dhe puthe butësinë e nënës,kërko ngrohtësinë e babait por kurrë mos e lesho tokën ajo ka nevojë për ty!

Po të shkruaj unë,biri yt!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button