Nisi fushata ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’

Ka nisur fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë”.

Kjo fushatë do të zgjasë deri më 8 shkurt të këtij viti.

Fushata, siç bën të ditur Këshilli organizativ, është ndërmarrë nga disa organizata dhe sektorë të grave dhe përkrahet edhe nga një sërë organizatash tjera.

‘Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i të gjithë qytetarëve me ndjenja humanitare dhe mbledhja e ndihmave financiare për fëmijët sirianë, të cilët po ballafaqohen me dimrin e ashpër nën kushte skajshmërisht të mjerueshme’ thonë organizatorët.

Në kuadër të fushatës do të mbahen tribuna në disa qytete te vendit, dhe atë: Shkup, Tetovë, Kumanovë, do të vendosen kuti donacioni në vende publike, dhe do të shpërndahen fletushka informative.

Pjesë e kësaj fushate është edhe Forumi Rinor Islam – Sektori i Femrës.

Për aktivitetet e kësaj fushate njihuni nëpërmjet faqes në Facebook./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button