Skamja është derë e hekurt për familjen Limani nga Haraçina (FOTO)

Gjendja e familjes së Adem Limanit nga Haraçina e Shkupi, është tejet e rëndë.

Kjo familje katër anëtarësh jeton në kushte të vështira, në një dhomë të cilën e kanë gjithçka, dhomë fjetje, kuzhinë, sallon, banjë dhe vend ku mësojnë fëmijët.

E zonja e shtëpisë Emine Limani na rrëfeu hallet skamnore që ballafaqohet për çdo ditë. Gjendja e varfërisë e imponon ndjenjën tek të varfrit, se ata nuk mund ta udhëheqin jetën e tyre vet, sepse ata varen nga të tjerët, se fati i tyre varet nga të pasurit saqë ata (të varfrit) ndihen të ndrydhur nga çdo rrethanë jetësore. 

‘Burri im për çdo ditë del dhe kërkon punë edhe përkundër gjendjes shëndetësore që ka, ai pa disa viteve ka pësuar aksident me ç’rast ka marr edhe tronditje në tru. Vështirë është të jetohet me 2500 denar që marinë nga ndihma sociale’ rëfeu ajo.

Vajza e madhe është në klasën e tretë dhe nëna e saj tregon se në shkollë mëson shumë mirë, ‘Më djeg shpirti përse nuk mundem tia plotësoj kushtet për tu avancuar në jetë’ thotë ajo.

Kjo nënë e dy fëmijëve rëfen se si fëmijët e saj kur vijnë nga shkolla tregojnë për bisedat që bëjnë moshatarët e tyre, për gjësendet që i posedojnë, por edhe për shtëpitë që i ndërtojnë, thotë Emine Limani.

Ndihmoni kësaj familje duke shkuar drejtë në shtëpinë e tyre në Haraçinë të Shkupit, Rruga 6 numër 63 afër shkollës së vjetër fillore, dh eta kontaktoni në numrin e tyre të telefonit 070-623-839./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button