Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit

Gazeta me tirazhin më të madh në Zvicër, 20 Minuten, përmes votave të lexuesve të saj ka bërë zgjedhjen e fotografisë më të mirë të vitit 2013. Vendin e parë në një konkurrencë të fortë e ka zënë fotografia e të riut shqiptar, Rafael Lluka, nga Flawili i kantonit St. Gallen.

E veçanta në fotografinë e tij është prania e gruas më të fuqishme të botës, kancelares gjermane Angela Merkel. Dhe, siç mund të merret me mend, shqiptari nuk e ka lënë t`i ikë rasti që të pozojë me të.

Në garë për fotografinë më të mirë ishin 12 reporterë-lexues, që janë shpallur fitues muaji gjatë vitit 2013 dhe që ishin shpërblyer me nga 1000 franga secili. Ndërsa, fituesi i çmimit të vitit shpërblehet me një Carry-on-Roller të firmës Dakine.

Nga 5000 lexuesit që kanë votuar, 1250 ia kanë dhënë votën e tyre Rafael Lukës, duke e ngritur atë në vendin e parë, citon Albinfo.

Historia e fotografisë është e thjeshtë. Rafaeli ndodhej në Berlin së bashku me shokët dhe shoqet e shkollës, në ekskursionin në përfundim të shkollës së mesme profesionale në Uzwil. Duke kaluar pranë Bundestagut gjerman, kupton rastësisht nga gazetarët që po prisnin, se së shpejti aty do të vinte kancelaria Merkel. Kur ajo doli nga makina e zezë, Luka e shfrytëzoi shansin e tij duke e lutur zonjën e madhe për një fotografi të përbashkët. Ajo pranoi dhe ja rezultati!  

Lajme të ngjashme

Back to top button