Përfundon “Tera Madre Salone del Gusto” në Torino

Delegacion i Maqedonisë, i cili merr pjesë në panairin e sivjetshëm ndërkombëtar për ushqim tradicional Tera Madre Salone del Gusto 2016 në Torino, sot do ta vizitojë rajonin “Piemont”, njofton MIA.

Është parashikuar turë vere nëpër Polenzo, selia e Universitetit të shkencave gastronome, qyteza Bra prej ku kanë dalë nisma për Slou fud dhe rajoni La Mora. Pasdite, turi përfundon me vizitë të kështjellës në të cilën ndodhet Enoteka rajonale e Piemontit.

Tera Madre që zyrtarisht përfundon sonte konsiderohet se ka tërhequr mbi një milionë vizitorë. Ka qenë i madh interesimi për produktet e stendës së Maqedonisë, respektivisht për prezidiumet e piperit të kuq, reçelit të fikut të egër, rrushit “stanushina” dhe mjaltit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button