Thaçi: Të gjithë po e presim ndeshjen e parë miqësore

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me padurim po e pretë ndeshjen e parë miqësore të përfaqësueses së Kosovës.

Ai thotë se vendimi i FIFA-s për t’i lejuar Kosovës ndeshje miqësorë në futboll është një zhvillim pozitiv që do të frymëzojë edhe më shumë sportistët kosovarë për të përfaqësuar shtetin në arenën ndërkombëtare.

“Tani, të gjithë po presim organizimin e ndeshjeve të para, të cilat do të kthejnë brohoritjet e tifozëve të zjarrtë në stadiumet tona. Unë do të jem bashkë me ta. Është koha që t’i dëshmojmë botës pasionin, talentin dhe fairplay-in, duke organizuar ndeshje në mënyrë sa më të mirë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Këto ndeshje do të jenë një festë në mbështetje të reprezentacionit të Kosovë dhe të djemve tanë në fushë. Të gjithë futbollistët tanë, kudo që luajnë në botë, na kanë bërë krenar dhe në kanë përfaqësuar me dinjitet”, vazhdon ai.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës në vitet e fundit ka investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës sportive anë e kënd Kosovës. Ai premton se do të vazhdoj ta përkrah rregullimin e infrastrukturës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim renovimin e stadiumeve të futbollit, veçanërisht të atyre që janë më afër plotësimit të kritereve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka theksuar kryeministri./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button