Zgjidhet problemi i transportit të nxënësve në Tetovë, nga dita e hënë transport i rregullt?

Pas një jave ndërprerje të transportit për nxënësit dhe protestave të nxënësve sot zyrtarisht është zgjidhur ky problem, shkruan tetovasot.com.

Siç njoftojnë nga të gjitha shkollat e mesme të Tetovës nga e hëna me datë 26.09.2016 transporti do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet.

“I informojmë nxënësit, prindërit, si dhe opinionin e gjerë se nga dita e hënë (26.09.2016), transporti i nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Tetovës do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet” thuhet në letrën e nënshkruar nga të gjitha shkollat e mesme të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button