fbpx

Autostrada Kukës-Morinë, 7 ura mbesin pa përfunduar

Rruga e Kombit që vite më parë u konsiderua si investimi më madhështor dhe u përurua me propagandë të madhe dhe urgjencë para zgjedhjeve të 2009-s, realisht nuk ka përfunduar ende.

Sipas projektit, shtatë ura në autostradën Kukës-Morinë duhej të bëheshin me katër kalime, por kanë ngelur me dy kalime, ndërkohë që blloqet e betonit të vëna në hyrje të tyre pengojnë automjetet që të mos bien në gremina, transmeton Res Publica.

Për dyfishimin e kalimeve në ura, qeveria e Berishës pati akorduar 10 milionë euro, dhe afati i përfundimit të tyre ishte viti 2011, por askush nuk di të thotë se kur ato do të përfundojnë realisht, pasi kontraktorët dhe nënkontraktorët duket se janë tërhequr.

Mësohet se prej kësaj shume, shteti ka dhënë vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që pjesa tjetër nuk është lëvruar, duke i detyruar ndërtuesit të braktisin punimet në pritje të lëvrimit të parave.

Lajme të ngjashme

Back to top button