SÇE: Zhbogar nuk paralajmëroi asnjë risi në implementimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar

Deklarata e ambasadorit të ri të BE­së në Maqedoni, Samuel Zhbogar lidhur me fondet evropiane IPA, ku tha se me thirrjen e fundit me vlerë prej tre milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, të gjithë të interesuarit që kanë projekte, do të lidhin marrëveshje drejtpërdrejtë me zyrën e BE­së në Shkup, ndërsa Delegacioni i BE­së në Shkup do të ketë rolin e të vetmit trup përgjegjës me të cilin do të lidhen kontrata, nga disa media u interpretua si paralajmërim me të cilin Komisioni Evropian (KE) suspendon institucionet nga menaxhimi i mjeteve, ndërsa Delegacioni i BE­së në Shkup do të ndajë grantet dhe do të nënshkruajë marrëveshjet, shkruan MIA.

Rreth kësaj teme, u prononcua Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) me reagim të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Bllazheska:

“Ambasadori Zhbogar foli konkretisht për IPA bashkëpunimin ndërkufitar dhe thirrjen e parë në kuadër të programit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në periudhën programore 2014­2020. Në këtë drejtim, manipulimi i ashpër me deklaratën e tij për mënyrën e implementimit është bërë për qëllime politike ditore. Gjegjësisht, ai nuk paralajmëroi asnjë risi në implementimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar, duke pas parasysh se në IPA 2 vazhdon mënyra e njëjtë e implementimit të programeve ashtu si edhe në IPA 1.

Në programin në fjalë për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë 2014­2020, vendi kryesues është Republika e Maqedonisë dhe me këtë Delegacioni i BE­së në Shkup është kompetent për lidhjen e kontratave me shfrytëzuesit e fundit. Domethënë bëhet fjalë për menaxhim të centralizuar njësoj si në IPA 1, në përputhshmëri me rregulloren e BE­së dhe të gjitha dokumentet e rregullat që kanë të bëjnë me IPA programet për bashkëpunim ndërkufitar. Kompetenca për lidhjen e kontratave për këto programe asnjëherë nuk ka qenë në kuadër të institucioneve nacionale, prandaj nuk mund të themi se diçka na është shkurtuar, marrë, suspenduar apo sido që ta quani.

Programet për bashkëpunim territorial, gjegjësisht ndërkufitar, në të cilat merr pjesë R. e Maqedonisë kanë shkallë mjaftë të lartë të suksesshmërisë dhe të absorbimit të mjeteve të BE­së (rreth 85%), për çka në këtë moment nuk bëhet fjalë për ndryshim të mënyrës së menaxhimit dhe nuk ka aspak hapësirë për këso interpretimesh, qëllimisht të gabueshme të deklaratave të dhëna nga Delegacioni i BE­së ose nga përfaqësuesit tanë qeveritar. Fakti që Delegacioni i Bashkimit Evropian është përgjegjës për lidhjen e kontratave (siç ka qenë edhe deri më tani) nuk paraqet asnjë lloj hendikepi as për shfrytëzuesit potencial e as për institucionet nacionale, dhe kjo konfirmohet me suskesshmërinë e programeve.

Sa i përket Raportit të Gjykatës së Revizorëve, ai përmban më shumë gjetje që kanë të bëjnë me aspektet pozitive dhe negative të menaxhimit të decentralizuar me IPA 1 që në masë të madhe veç më janë detektuar, pranuar dhe shfrytëzuar në IPA 2. Që këtu dalin edhe modalitetet e ndryshme të menaxhimit që janë paraparë në IPA 2, si rezultat i përvojave të deritanishme dhe leksioneve të mësuara, por edhe si fokusim në përforcimin strategjik të sistemit në sektorë të caktuar. Këtu, para së gjithash bëjnë pjesë sektorë të cilët në të ardhmen, gjegjësisht pas aderimit në BE, do të jenë kompetentë për implementimin e fondeve strukturore, siç janë sektori i transportit, mjedisit jetësor, bujqësisë dhe zhvillimit rural etj. tek të cilët në IPA 2 vazhdojmë me menaxhim të decentralizuar (përmes institucioneve nacionale). Prandaj, vlerësoj se është shumë jokorrekte të flitet për marrje të çfarë do lloj kompetencash të institucioneve nacionale nga cilido qoftë aspekt”, thuhet në ragimin e sektorit për punë organizative dhe marrëdhënie me opinionin pranë SÇE­së, të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Bllazheska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button