Borisov: Ata që i thyen pllakatat bullgare, do të kenë pasoja të padëshirueshme

Kryeministri Emil Dimitriev dje në Vjenë i siguroi homologut të tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të përgjigjen për veprimin e pahijshëm në pllakën përkujtimore të heroit bullgar, Kajmakçalan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski, raporton META, transmeton Portalb.

“Nuk dua të komentoj” – Borisov u tha gazetarëve pas takimit në Vjenë.

Megjithatë, Borisov paralajmëroi se “derisa ata i thyen monumentet bullgare me çekiç … do të ketë pasoja të padëshiruara”.

Borisov aludon në autoritetet maqedonase kur përdor fjalën “ata”:

“Kur do të kenë nevojë për ndihmë, nuk do të marrin. Nuk kemi pritur që dikush të na luste,  por menjëherë dërguam ujë dhe ushqim (si përgjigje ndaj përmbytjeve në gusht në Shkup dhe Tetovë) dhe të gjithë qytetarët ishin të kënaqur. Të mërkurën, qeveria miratoi 300,000 leva (150.000 euro) në ndihmë financiare për ta. A kjo është ajo që ne e meritojmë për marrëdhëniet tona vëllazërore? A do të kontribuojë kjo për miqësinë tonë? A e ndihmon kjo integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër ne do të jemi ata që do të duhet të votojnë për hyrjen e tyre në BE”, tha Borisov.

Gazetari Milenko Nedelkovski të enjten u ngjit në majën e malit Kajmakçalan dhe me çekan theu pllakën përkujtimore kushtuar ushtarëve bullgarë, që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dje i bëri thirrje Bullgarisë të respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button