Shkup, lëndohen 4 persona kur një veturë futet në rrugë në kahje të kundërt

Në qendër të Shkupit një veturë “Xhip” me targa bullgare, ka hyrë në rrugë në anën e kundërt dhe k goditur një veturë tjetër të tipit “Reno Megane”. 

Nga kjo ndeshje janë lënduar 4 persona, që sipas dëshmitarëve, menjëherë janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Siç transmeton “Press24”, dëshmitarët thonë se vozitësi i veturës “Xhip”, ishte nën ndikimin e  alkoolit. Ngjarja ka ndodhur  mbrëmë diku pas mesnate.

Nga policia ende nuk janë dhënë informacione për këtë fatkeqësi komunikacioni dhe se nuk dihet si është gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button