Pas skandalit, pendohet Laura

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi ka korrigjuar gabimin e bërë gjatë emisionin “Opinion”, ku tha se, “jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”.

Vajza seksi e PD-së shprehet se gjitha është një keqkuptim, duke shtuar se “Tirana është e të gjithë shqiptarëve”.

Në këtë pikë ajo tregon edhe origjinën e nënës së saj, që është nga Kosova.

“Ditët e fundit është spekulluar shumë mbi një batutë timen në emisionin opinion. Nuk kam dashur të bëhem pjesë e këtij debati të nxitur nga njerëz të caktuar që kërkojnë të keqinterpretojnë gjithçka dhe të hedhin baltë mbi gjithkënd. Po meqë ky debat është keqinterpretuar shumë ditët e fundit, po ju them se në asnjë rast dhe për asnjë moment nuk kam dashur të fyej asnjë njeri që ka zgjedhur Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, të ndërtojë jetën e tij dhe të fëmijëve të tij. Tirana është e të gjithë Shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”, shkruan ajo në Facebook.

“Ashtu siç ishte dhe e nënës time e cila e ardhur nga Kosova ndërtoi jetën e saj ne këtë qytet. Nëse dikush ka mbetur sado pak i prekur nga ai emision unë i kërkoj ndjesë pasi nuk kisha asnjë qëllim tendencioz. Përkundrazi unë jam e lumtur për miqtë dhe bashkëpunëtoret e mi që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë sikundër jam po aq krenare për nënën time nga Kosova sa dhe për babin tim nga Tirana!”

Lajme të ngjashme

Back to top button