Ministria e kulturës prezantoi programin për vitin 2014

Ministria e kulturës e prezantoi programin për financimin e institucioneve dhe projekteve që janë me interes nacional për vitin 2014.  Edhe këtë vit ministria nuk shkruan se me sa para do ti financojë projektet dhe sipas cilave kriteriume do të zgjidhen.

Buxheti i Ministrisë së kulturës është 3.9 milion denarë. Nga këto mjete 1 miliard denarë do të ndahen për aktivitete programore.

Nga ministria parashikojnë të organizohen 44 shfaqe teatrore, 18 shfaqe amatore, përkthim të veprave nga autorë të huaj, botimi I 6 monografive, si dhe rikonstruimi i disa kishave dhe Manastireve në vend.

Gjithashtu është parashikuar edhe përfaqësimi I tetarit të Maqedonisë me shfaqe në shumë teatro ballkanike , evropiane dhe botërore. Gjithashtu do të përkrahen edhe disa vepra audio për persona të verbër.

Buxheti vjetor i Ministrisë së Kulturës është për 11.6 përqind më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button