Izraeli liron nga paraburgimi palestinezin që qëndroi në grevë urie 69 ditë

Izraeli ka liruar të shtunën nga paraburgimi 19 vjeçarin palestinez Malek al-Qadi i cili për 69 ditë qëndroi në grevë urie, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pasi u lëshua nga spitali izraelit, Al-Qadi u prit nga mjekët palestinezë”, thuhet në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

“Pas kësaj ai u transferua në spitalin arab në Ramallah të Bregut Perëndimor ku do të vazhdohet trajtimi i tij mjekësor”, thuhet më tej në njoftim.

Javën e kaluar 19 vjeçari al-Qadi, ndërpreu grevën e urisë 69 ditore vetëm pasi arriti marrëveshje me autoritetet izraelite për lirimin e tij. “Sot do të takoj nënën time dhe familjen time si një njeri i lirë”, tha al-Qadi me të dalë nga spitali.

Në bazë të politikave administrative për paraburgim, Izraeli mund të mbajë personat në arrest deri në një vit pa mbajtur procedurë gjyqësore.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, mbi 7000 palestinezë aktualisht mbahen në burgjet izraelite, rreth 700 prej të cilëve janë duke u mbajtur në paraburgim administrativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button