Shpat Kasapi gjen profesion të ri!

Këngëtari i njohur nga Maqedonia Shpat Kasapi, ka kohë që nuk është shumë aktiv në skenë siç jemi mësuar. Por si duket Shpati nuk po rri duarkryq, ai i është përveshur punës dhe po ecën drejt hapave të modelimit.

Ndonëse format e tij trupore janë të përkryera, Shpati si duket ka vendosur t’i shfrytëzojë ato.

Kjo duke u bazuar në disa foto që po sillen nëpër rrjete sociale, ku këngëtari shihet duke reklamuar gardërobën e një brendi të njohur tek ne.

Ndryshe Shpati nuk është i vetmi nga skena muzikore e vendit tonë që po merret me modelizëm, kësaj punë tashmë i janë futur edhe shumë fytyra tjera të njohura në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button