Venizelos dhe Keri kanë biseduar edhe për emrin

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Evangeloz Venizelos pas takimeve të djeshëm në Uashington ka deklaruar se në takime ka informuar për pozicionin e Greqisë rreth kontestit me emrin.

Venizelos pas takimit me sekretarin shtetëror amerikan Xhon Keri dhe me disa kongresmen amerikan deklaroi se i ka informuar për çështjen e emrit dhe për hapat e mëtejshëm në Kombet e Bashkuara.

Ai ka thënë se mbi Greqinë nuk bëhet shtypje për këtë cështje.

Sipas tij Greqia e cila këto 5 muaj e gjysmë do të kryesojë me BE-në i përkrahë integrimet e vendeve fqinje nëse ato I plotësojnë kushtet e nevojshme.

Venizelos gjithashtu ka thënë se nga problemet rajonale që janë të lidhura me të prioritet do të mbetet statusi i Qipros.

Lajme të ngjashme

Back to top button