Thaçi e Mijalkov takohen në Shkup, bisedojnë për zgjedhjet

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe njeriu i parë i Shërbimit Sekret Policor në Maqedoni, njëkohësisht anëtarë i kryesisë qendrore të VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov janë takuar para disa ditësh në një kafene të Shkupit, ka shkruar një portal maqedonas.

Sipas këtij portali në këtë takim ku kryesisht është folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas 20 minutash i revoltuar nga bisedimet, është ngritur Menduh Thaçi.

Burimi i këtij portali më tej pohon se qëndrimet e Mijallkovit dhe Thaçit, për zgjedhje janë diametralisht të kundërta, por që do të mund të tejkalohen me kalimin e kohës, ndërkaq ka thënë se BDI-së i interesojnë vetëm ministritë.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje, e dimë se çfarë fitojmë ne, dhe se çfarë do të humb BDI-ja”, ka thënë një funksionarë i PDSH. 

Lajme të ngjashme

Back to top button