Berisha “Kung Fu” në fushë, ndëshkohet me të kuq

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha në ndeshjen ndaj Perth Glory është ndëshkuar me karton të kuq përshkak të një ndërhyrje “Kung Fu”.

Berisha morri kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31 kur gjatë një ndërhyrje ngriti këmbën para se të përplasej me mbrojtësin, Michael Thwaite.

Edhe për së dyti herë viktima ishte Thwaite, por me ndërhyrjen e tij të dytë situata rrezikoi të precipitonte në zënkë mes futbollistëve të dy skuadrave edhe pse Berisha këtë herë preferoi të mos përfshihej.

Tek 11 mij tifozët që ishin në stadium shpërthyen në brohorima kur sulmuesit shqiptar ju tregua kartoni i kuq, pasi Berisha konsiderohet armiku kryesor për fansat e Perth Glory.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0 -0. /Zyrtare/

Lajme të ngjashme

Back to top button