Balancimi i njësive zgjedhore: 30 mijë votuesit sërish problem kryesor

Grupi i punës assesi të gjejë gjuhë të përbashkët për balancimin e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Koordinatori i grupit të punës, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti pas takimit tha se punët nuk po ecin drejt gjetjes së zgjidhjes për këtë problematikë, por sipas tij, derisa kuvendi nuk shpërndahet, ka kohë që të zgjidhet kjo çështje, transmeton televizioni 21.

“Koordinatoret ngelën në qëndrimet e tyre  dhe nuk kishte lëvizje drejt asaj që të arrihet  një kompromis. Ngel që un si koordinator i këtij grupi në koordinimin e ardhshëm ku do të jetë edhe kryetari i kuvendit të hapet kjo temë dhe të njoftoj për rrjedhën e takimit që kishte grupi i punës”, u shpreh Rafis Aliti, Nënkryetar i Kuvendit.

Sërish aktualizohen 30 mijë votuesit shqiptar që janë fshirë nga lista zgjedhore. Aliti insiston që ato të jenë pjesë e listës, dhe së bashku me ato të bëhet balancimi i njësive, sepse ato kanë të drejtë vote nëse paraqiten në periudhën e rishikimit publik të listës zgjedhore. Por këtë nuk e pranon LSDM. Partia më e madhe opozitare propozon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, por është e gatshme që të pranojë kompromis.

Nga ana tjetër, sipas deputetit të PDSH-së, Imer Aliu, BDI është mirë e koordinuar me partitë maqedonase, kurse grupi i punës nuk është formuar për të gjet zgjidhje, por për të imponuar zgjidhje në dëm të shqiptarëve.

“Ky grup i punës nuk ka qëllim që realisht të zgjedh çështjen e tejkalimit të numrit të votuesve dhe barazisë të votave të shqiptarëve dhe të maqedonasve, por përkundrazi, të tentojë të imponoj një zgjidhje e cila do jetë e dëmshme për shqiptarët”, tha Imer Aliu, PDSH.

PDSH propozon që pragu i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore të zbritet nga 5 në 1 për qind, që sipas tyre, me automatizëm do të imponojë edhe ridefinimin e kufijve të njësive zgjedhore. Kurse propozimi i dytë është që numri i deputetëve në njësitë zgjedhore të përcaktohet  komform numrit të votuesve në ato njësi zgjedhore. VMRO DPMNE me qëndrim se duhet intervenuar vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore, që nuk është e pranueshme për BDI-në, që kërkon që të intervenohet edhe në tre dhe katër, që po ashtu tejkalojnë kufirin e lejuar prej 5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button