Protesta edhe në Tiranë kundër devijimit të lumejve

Kundër devijimit të rrjedhës së lumenjve Vjosa dhe Radika ditën e nesërme “Aleanca Kundër Devijimit Të Lumenjve” do të mbajë në Tiranë një protestë jopartiake.  Protesta do të mbahen edhe në Peshkopi, njofton Portalb.

Aleanca e krijuar enkas pas zbulimit të planeve të planeve të qeverive të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhës Së dy lumenjve, nëpërmjet rrjeteve sociale po përpiqet të
organizojë një protestë jopartiake.

“Kjo është kauzë morale që kundërshton me mjete demokratike dhe ligjore arrogancën dhe shpërfilljen e Qeverive respektive për të informuar publikun dhe për të kërkuar gjykimin e tij për këtë çështje të rëndësisë së madhe”,- shkruan Aleanca në Facebook.

Mësohet se protesta do të mbahet ditën e dielë në orën 11:00 :00 përpara Piramidës.
Në fundvitin e shkuar u raportuar se janë ngritur grupet e punës ndërqeveritare për të negociuar me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë, për problematikat që mund të lindin nga devijimi i burimeve të lumenjve të rëndësishëm të vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë,  së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev ka theksuar vendosmërinë e realizimit të projektit të Fushës së Lukovës, edhe pse ministrat shqiptarë të Ekologjisë, Ekonomisë dhe komuna e Dibrës janë shprehur kundër projektit, pasi që parashikohet ndryshimi i rrjedhës së lumit Radika dhe rrezikimi i ambientit jetësor në zonën e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button