Serbët e Kosovës pritet të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Por qe se shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, edhe serbët nga Kosova mund të dalin në zgjedhje, shkruan sot “Novosti”.

Për këtë janë të bindur autoritetet në Beograd por ekziston një dilemë e madhe se si do ta shikojnë këtë proces Brukseli e Prishtina. Është vendimtare nëse ky votim do të bëhet nën “diasporën serbe”, apo fletëvotimet nga Kosova do të trajtohen si ato të Serbisë?

– Nëse Nikoliq (kryetari i Serbisë) i shpall zgjedhjet, nuk ka pikë kontesti që serbët në Kosovë të mos votojnë në ato zgjedhje, thotë ministri për Kosovën Aleksandar Vulin.

Shefi i të ashtuquajturit Këshill i Kosovës në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në votime nuk mund të vihet në pikëpyetje pasi ata janë shtetas të Serbisë, me dokumente të këtij shteti.

– Besoj se BE do të përpiqet që edhe serbët në Kosovë të votojnë të papenguar. Prishtina le at interpretojë si të dojë. Serbët atje nuk janë diasporë, tha Drecun, transmeton koha.

Ish – ministri për Kosovën Slobodan Samarxhioq pohon se serbët në Kosovë do të votojnë sikurse serbët në Hungari, në Gjermani e ose në ndonjë shtet tjetër.

Oliver Ivanoviq mendon se Prishtina do të përpiqet t’i pengojë këto votime dhe se njëkohësisht do të bëjë përpjekje që shqiptarët në Luginën e Preshevë të votojnë për institucione të Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button