Shkupi ia bëri tetë me dy Bixhos

Në javën e dytë të futsall Ligës së Parë të Maqedonisë, ekipi i Shkupit ka vazhuduar serinë e fitoreve duke e mundur në transferët ekipin e Bixhos me rezultat të lartë 8:2.

Skuadra e Shkupit kishte filluar furishëm ndeshjen duke mos i lënë hapësirë për befasi skuadrës kumanovare Bixho. Erkan Seferi në shpejtësi I ka dhënë epërsisë Shkupit me dy gola, por më pas këndellen nikoqirët për të barazuar në 2:2 rezultatin.

Por Shkupi tani më tregoi anën e saj të fortë dhe vuri në funksion të gjithë “makinerinë” e saj.

Eljasa Neziri shëno një dy gola të tjerë të një pas njëshëm për epërsi 2:4, ndërsa Xhihan Seferi ngriti epërsinë në 2:5. Edhe dy gola të tjerë u shënuan nga Bejtulla Jakupi, ndërsa qershinë në tortë për t’ia bërë Bixhos tetë me dy e vuri Berat Ramadani.

Tani ekipin e Shkupit do ta pret një derbi i madh, kur të premten do të përballen në sallën e sporteve “Enver Idrizi” në lagjen Serava të Shkupit kundër ekipit të juventus Serava, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 21:30. Dy ekipet kanë nga dy fitore dhe me nga gjashtë pikë ndajnë pozitën e parë./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button