Ahmeti bën gati padinë e tretë për shpifje ndaj LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka fajësuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për dëbimin e banorëve nga banesat në lagjen Dardania.

“Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega IV e LDK Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale, para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti.

Në vlerësimin tonë të kujdesshëm dhe të pa nxituar, dëbimi me forcë i këtyre banorëve shpërfaq mentalitetin keq-qeverisës me Prishtinën, nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se do ta padisë LDK-në për të tretën herë më radhë për shpifje.

“Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë.

Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.

P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje”.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button