Në shtëpi patriotë, jashtë të pashpresë

Slobodanka Jovanovska, editorial – “ Me një mendje rreth emrit”, Utrinski Vesnik
Të kërkuarit armiq në të gjitha anët dhe gjetja e arsyeve për problemet e pazgjedhura e çojnë Maqedoninë në pozitë të pashpresë, sa edhe të ndjehemi patriotë dhe në territorin tonë.

Sonja Kramarska, kolumnë – “ Ivanovi për president?”, Utrinski Vesnik
Edhe pse mentaliteti i maqedonasit e ka bë hartën politike të padukshme,  një figurë e fuqishme presidenciale në këtë moment do ti kishte ardhur Maqedonisë.

Kire Naumov,kolumnë – “Patriotizmi i matur me milionë”, Utrinski Vesnik
Tipi i nacionalizmit maqedonas të cilin dëshirojnë ta quajnë patriotizëm, në parimin e tij ngacmon disponim antiperëndimor në shtet. Kohëve  të fundit në skenë kemi fundamentalizëm klasik  antiperëndimor, të cilin e përhapin marionetat multimediale të regjimit.

Goran Mihajlovski, kolumnë –“E vërteta e vërtetë”, Vest
Për shkak se veç më tetë vite vazhdon praktikimi me reklamat qeveritare të blihen preferencat e mediumeve, është normal se u bë rregull që çdo herë kur një gazetar u lajmërohet për cilëndo, e posaçërisht për një temë të ndjeshme, zëdhënësit  dhe shefat me shumë paedukatë lajmërohen te pronarët dhe kërkojnë që të mos shkruhet për atë.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “ Kush e urren ministrin Todorov?”, Vest
Kush e urrente ish presidentin amerikan Nikson kur u  zbulua afera me përgjimin e partisë demokratike edhe ai ra? Vallë urrejtja ndaj ish presidentit Çek Neças, pas skandalit  me keqpërdorimin e shërbimit sekret, ishte arsye  e mjaftueshme që ai të kërkon dorëheqje?

Ognen Maleski, kolumnë –“ Cimerë diplomatik ballkanik”, Utrinski Vesnik
Në vend të marrëveshjeve bilaterale me vende nga rajoni, iniciativa duhet të shihet dhe eventualisht të  adoptohet  në kornizat e ndonjë nga iniciativat rajonale. Zgjedhja më logjike dhe më e përshtatshme do të ishte me siguri Procesi për bashkëpunim me Evropën Juglindore.

Branko Triçkovski, kolumnë – “ Sistem sipas vlerësimit të paditurve”, Sloboden Peçat
Opozita do ta kthen vetëbesimin kur do të vendosë ta dërgon në djall maqedonizmin VMRO-vist komplet nga të gjitha 120 vitet si  paraqitje jo vetëm antimaqedonase, por edhe antinormale.

Lajme të ngjashme

Back to top button