fbpx

Reagim ndaj deklaratës të Darko Bashevskit

Shqipe NUREDINI – DUKA

Nuk jam e befasuar nga pergjigja e pandergjegjshme e Darko Bashevskit, kjo karakteristike dhe mjeshterija e tij e famshme per te lakuar te verteten i doli ne ndihme edhe gjate Skandalit me Euroimages kur u suspendua ne lidhje me abuzimin e mjeteve qe jane marre nga ky fond europian. 

Sa i perket filmit Babi im, ky film i cili u demtua ne aspektin teknik sepse u xhirua me nje Kamere dv cam por qe ne vete permban nje drame aq te fuqishme sa u quajt befasija me e madhe e festivalit te Tiranes, ky film te cilin ju u munduat ta perqeshni dhe ta zhvleresoni, eshte krenarija me e madhe e karieres sime! Ky film te cilin kur e bera isha vetem 25 vjecare eshte nje dokument i gjalle per ate se, ndryshe nga cparapelqeni te na bindni, une dhe ekipi im dijme te bejme filma! Dhe ne qoftese nuk keni besim tek une Zotri Basheski duhet sepaku te vleresoni punen e nje nder operatoreve me te mire ne Maqedoni Vladimir Samoilovski i cili ne ato kushte te veshtira beri nje pune te mrekullueshme. Ai pas filmit tone punoi edhe me Milco Mancevskin! Duhet te dini se sa e vlevshme eshte puna e tij! Ky film u realizua me aq para sa ju i jepni debitanteve dhe studenteve maqedonas per te eksperimentuar.

Ne te gjithe qe e realizuam filmin “Babai Im” e lame nje cope te shpirtit aty. Dhe kjo eshte reflektuar brenda tij si nje alkimi qe vepron fuqishem me publikun! Disa filma maqedonas per te cilat keni dhene miliona euro nuk mund te lavderohen me nje karakteristike te tille. Kjo u deshmua edhe ne festivalin e Kanes, ku ne sallen e vogel qe e kishit paguar disa mije euro, nga 15 anetare te publikut 12 flinin! Kemi xhirime celulari me kte situate qesharake! Dhe fundja cilat jane ato suksese te medha qe i keni arritur me filmat e medhenj maqedonas? Te gjithe e dijme se pervec buxhetit te madh asgje tjeter te madhe nuk ka ne to! 

Sa per ato “ shume parregullsi” qe i permendet ne lidhje me filmin tim ndoshta e keni pasur mendjen te gracka e juaj ne te cilen u munduat te na fusni dhe te zhgenjimi pastaj qe e moret nga raportet e bankes per punen jashtzakonisht te regullt te ketij filmi. Por per keto shpifje do tju kontaktoje avokati im!

Dhe pra meqe jemi te paregullsite, i kam disa pyetje per ju Zoteri Basheski:

1. Kush i mbushi xhepat nga projektet fiktive filmike me shuma prej 500.000 eurosh?

2. Deri kure do te vazhdoni qe shqipetareve tu ndani vetem 5% te buxhetit? 

3. Regullorja parasheh nje perqindje shume me te vogel ne koprodukcionet minoritare. Pse e thyet ligjin dhe i ndate nje shume prej 500 mije eurove nje regjisori debitant ne nje projekt te nje shteti te huaj?

4. Kur e keni ndermend te punesoni sepaku nje nepunes ( te mosflasim per me teper) ne Fondin e Filmit?

Zotri Bashevski ju dhe Fondi i juaj ( se i yni zor te jete) keni instrukcione te qarta te cilat duhet ti realizoni dhe ato jane “ Shqipetareve tju jepni thermija dhe ti nxisni qe te grinden mes vete per ato!”

POR NE SHQIPETARET NUK JEMI LYPSARE! NE E DUAM ATE QE NA TAKON ME LIGJ!

Lajme të ngjashme

Back to top button