Sot kalon afati për paraqitjen e dëmeve nga tërmetet në Shkup

Duke përfshirë edhe ditën e sotme, qytetarët kanë mundësi të paraqiten për nevojën e vlerësimit të sigurisë së objekteve, si pasojë e tërmeteve, në numrin telefonik pa pagesë për thirrje urgjente 195, u vendos pardje në seancë nga Shtabi kryesor për menaxhim me kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi dje Qendra për menaxhim me kriza, pas skadimit të afatit, qytetarët mund të paraqiten në komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve.

Pas tërmeteve gjatë dy javëve të kaluara që u ndien në rajonin e Shkupit me epiqendër, ekipet e Institutit për Inxhinieri të tërmetit bëjnë vlerësimin e sigurisë së objekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button