Elhaida Dani hedh një hap shumë të rëndësishëm të karrierës së saj

Elhaida Dani, e cila së fundi bëri bujë me këngën me të cilën e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, informon se në Francë në Pallatin e Kongreseve të Parisit, duke filluar ngë 23 nëntori do të interpretojë rolin e Esmeraldës në produksuionin e fundit të “Notre­ Dame de Paris”, njofton Portalb.

Në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan:

“Është kënaqësi e madhe që tani mund të ju njoftoj se do të jem pjesë e produksionit  Notre-Dame de Paris Le Spectacle Musical (la page officielle), që do të shfaqet në Paris, në Pallatin e Kongreseve, duke filluar nga 23 nëntori. Do ta kem nderin të interpretoj rolin e Esmeraldës në pjesën 2. Këtë mundësi e konsideroj një hap shumë të rëndësishëm të karrierës sime artistike dhe dua të falenderoj Riccardo Cocciante, Luc Plamondon, Gilles Maheu, Charles & Nicolas Talar që besuan në mua”.

Ndryshe, Elhaida Dani jo vetëm në Shqipëri, por është e njohur mjaftë edhe në Itali, ku ajo fitoi spektaklin e talenteve “The Voice”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button