Hebrenjtë protestojnë para OKB-së, kundërshtojnë politikat e Izraelit në Lindjen e Mesme (FOTO)

Mijëra persona hebrenj ortodoksë kanë zhvilluar një protestë anti-Izrael para qendrës së Kombeve të Bashkuara gjatë kohës kur vazhdonte Sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin e mbajtur në parkun Dag Hammorskjold Parkı morën pjesë mijëra hebrenj ortodoksë. Pjesëmarrësit të cilët kanë protestuar kundër politikave të zbatuara nga Izraeli në Lindjen e Mesme kryesisht në Palestinë dhe aplikimet e zbatuara ndaj qytetarëve të tyre, gjithashtu kanë dënuar edhe politikën e Izraelit për marrjen në shërbimin ushtarak.

Rabbi David Niederman, një prej liderëve të hebrenjve ortodoksë i cili ka folur për gazetarin e AA-së tha se “Ne jemi hebrenj fetarë dhe si pjesë e besimit tonë nuk mund të bëjmë ushtri. Jemi mbledhur këtu për të vënë në dukje reagimin tonë në lidhje me politikat e Izraelit në këtë drejtim.”

Gjithashtu në këtë protestë nuk kanë munguar edhe brohoritjet me sloganet “Izrael ndalo së marri në ushtri hebrenjtë fetarë”, “nuk dëshirojmë të shkojmë ushtarë” si dhe një grup me pankartën “Mos merrni fëmijët tanë ushtarë”.

Në protestën e mbajtur nën masa intensive të sigurisë janë mbajtur edhe fjalime.

Protestë para OKB-së

Protestë para OKB-së

Protestë para OKB-së

Protestë para OKB-së

Protestë para OKB-së

Protestë para OKB-së

20160923_2_19217390_14400811_web

Protestë para OKB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button